E kanë Brojën objektivin kryesor në merkato, klubi anglez po negocion me Chelsea-n për 30 milionë paund

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere. Interesimi për të ka nisur që pa përfunduar sezoni, ndërsa tashmë klubet po përpiqen të hedhin hapin konkret për shërbimet e tij. Përpos këmbënguljes së Napolit, një interesim serioz vjen edhe nga Premier League.

Gianluca Di Marzio tregon se West Ham-i ka nisur negociatat me Chelsea-n për të mbërritur në një marrëveshje për kartonin e Brojës. Sipas tij, Chelsea është i hapur të shesë sulmuesin shqiptar dhe mes dy klubeve londineze po diskutohet për një shumë që varion në 25-30 milionë paundë. Armando Broja ka rënë prej kohësh në radarët e West Ham-it, i cili e ka 20-vjeçarin objektivin kryesor në këtë merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online