Debutimi i Sokol Cikalleshit në ekipin që largoi trajnerin, statistikat pas ndeshjes bëjnë habi

Sokol Cikalleshi ka debutuar në ditën e sotme me fanellën e re të Konyaspor. Një hap përpara për sulmuesin shqiptar që mbërriti në këtë mënyrë në elitën e futbollit të Turqisë. Por menjëherë do të vinin edhe polemikat e mëdha pasi trajneri Korkmaz zgjodhi që të largohet nga ekipi pasi sipas tij Cikalleshi nuk është një lojtar i denjë për Konyaspor dhe nuk i kishin marrë mendim nga klubi për transferimin e tij.

Kështu do të mbërrinte në ekip edhe trajneri i ri, Kartal. Ky i fundit i besoi nga minuta e parë lojtarit të Shqipërisë duke debutuar në përballjen e sotme ndaj Genclebirgi. E megjithatë Sokol Cikalleshi nuk arriti që të lërë gjurmë pavarësisht dëshirës së madhe. Ajo që bënë disi më tepër habi është statistika e ofruar pas mbarimit të takimit, atje ku shihet gjithë zona e përshkuar nga Cikalleshi. Në pjesën më të madhe të rasteve sulmuesi shqiptar shihej si me detyrat e mesfushorit duke e pasur në kontroll topin jashtë zonës së portës më shpesh, për të mos qenë i rrezikshëm në portën kundërshtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online