“Lojtarët do kenë shpërblim nga një pjatë supë”, presidenti i Besës rreshtohet pro bojkotit: Kam frikë se futbolli do kthehet amator

Bojkoti i Kategorisë Superiore nuk bën bashkë vetëm klubet e elitës së futbollit shqiptar, por edhe ato të Kategorisë së Parë. Presidenti i Besës së Kavajës del hapur dhe mban qendrim pro plotësimit të kërkesave të paraqitura në tryezën e kryeministrit. Propozimet e klubeve të Superiores janë një çëshjte që prekin gjithë futbollin shqiptar, prandaj edhe kreu i bluzinjve rreshtohet përkrahë homologëve të tij.

Nexhat Bizhdili është pesimist nëse situata do të vijojë të mbetet e tillë në vendin tonë, pa një ligj sponsorizimi që nxit bizneset të dërdhin para në futboll. Sipas tij, nëse nuk krijohen kushtet e duhura nga Qeveria për të zhpenzuar në sportin më të dashur të shqiptarëve, atëherë futbolli ynë rrezikon të kthehet në amator.

“Besoj se më mirë sesa unë askush nuk ka mbajtur në shpinë hallet që ka futbolli. Kam qenë i vetëm thuajse mbi 20 vite, duke lënë shtëpinë time për Besën. Kam shpenzuar miliona që kurrë nuk m’u rikthyen, madje po zhytem çdo ditë e më shumë. Kur bëhet fjalë të ulen taksat për futbollistët, bëhet fjalë që ata që vijnë t’i shohin, mijëra tifozë, kanë paguar tatime pikërisht për t’u argëtuar. Sponsorët dhe donacionet në fusha të tjera nuk tatohen, po në futboll, pse? Është paradoksale që sportisti të tatohet me 15% të pagës, që do të thotë ne të paguajmë plus 15%. Ne investojmë në infrastrukturë, paga, akomodime, në gjithçka. Detyrimi i një qeverie nuk është vetëm t’u marrë taksat qytetasve, por t’u krijojë atyre mundësi argëtimi.

Gjykoj se në këtë kohë krize, pas tërmetit dhe pandemisë, ku fuqia blerëse ka rënë, homologët e mi janë goditur ndjeshëm. Në këto kushte, të investosh miliona për futbollin, sa vjen e bëhet e pamundur. Kam frikë se nëse vijon kështu, një ditë futbolli do kthehet në amator dhe futbollistët si shpërblim do kenë nga një pjatë me supë. Kukësi, Laçi, Teuta dhe Tirana dëshmuan vlera në Europë dhe, nëse qeveria nuk vë dorë, këto përfaqësime do mbeten si kujtime të largëta. Nuk besoj se bëhet fjalë për qindra milionë euro. Qeveria ka për detyrë t’u krijojë mundësinë nëpërmjet nesh qytetarëve të shijojnë futbollin”, ka deklaraur Bizhdili, raporton “Panorama Sport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online