VIDEO/ Rikthehen pas 16 vitesh për të dhënë spektakël, Lidsi i “të çmendurit” Bielsa fiton mes 7 golave

Pas 16 vitesh pritjeje Lids rikthehet në vendin që i ka munguar aq shumë, në Premier Ligë. Por duket se skuadra angleze është kthyer për të mos u larguar sërish në fund të sezonit, pasi me atë çfarë ka treguar në këto dy javë të para të kampionatit premton se nuk do të jenë thjesht kalimtarë këtë herë.

Ndeshja e parë e hubur me shifrat 4-3 në minutë të fundit kundër kampionëve në fuqi të Liverpulit, ndërsa i njëjti rezultat i ka shoqëruar edhe sot, por me ndryshimin e vetëm se triumfi u përkiste atyre. Lids ka dhuruar spektakël, teksa ekipi i “të çmendurit” Bielsa fiton mes 7 golash kundër Fulhemit.

Klubi i drejtuar nga trajneri argjentinas e mbylli ndeshjen brenda 57 minutave, kohë kur kishte shënuar të 4 golat. Fulhemi u përpoq të reagonte me dy golat e realizuar në minutën e 62-të dhe të 68-të, por pa ia dalë të ndryshojnë fatin e këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/TheMightyWhite1/status/1307338469019201536

https://twitter.com/FTTV10/status/1307320611040043008

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online