Debutimi i shumëpritur erdhi, Ardian Ismajli hyn në fushë me fanellën e Spezias

Ardian Ismajli ka bërë më në fund debutimin e tij me skuadrën e re italiane, Spezian. Lojtari ishte i dëmtuar dhe vetëm pak ditë më parë është bashkuar me grupin, duke bërë kështu që debutimi i tij të shtyhej gjatë. Por pritjes i ka ardhur fundi, pasi sot mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pasur disa minuta në fushën e lojës me fanellën e ekipit të tij të ri.

Ismajli është aktivizuar në minutën e 77 në ndeshjen mes Çitadelës dhe Spezias, që përfundoi në shifrat 0-2 për këta të fundit. Takimi ishte i vlefshëm për Kupën e Italisë dhe skuadra e futbollistit shqiptar kalon në fazën tjetër. Ndërkohë pas këtyre minutave, Ismajli pret të zërë vendin e tij në mbrojtje në ndeshjen e radhës në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online