VIDEO/ Me fanellën veshur dhe duke vrapuar, Ronaldo motivon Juventusin kundër Barcelonës

Kristiano Ronaldo nuk mund të jetë sot në fushën e lojës për t’u përballur me një rival që e njeh shumë mirë, Barcelonën. Sfida e përjetshme me Mesin do të shtyhet për në “Kamp Nou”, pasi ylli portugez ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19. Megjithatë emocionet e kësaj supersfide kanë pushtuar edhe 5 herë kampionin e botës, i cili nuk mund t’i rezistojë tundimit të veshë fanellën bardhezi, por këtë herë jo për të zbritur në fushë, por për të vrapuar në shtëpinë e tij.

Ronaldo ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku motivon skuadrën e tij për përballjen që e pret sot në mbrëmje. Nuk mund të mungonte “SIUU” e famshme e tij, e ndjekur më pas nga fjalët: “Jepini djema, fat të mbarë! Forca Juve“. Ndërkohë postimin e tij e ka shoqëruar me fjalët: “Forca djema. Të gjithë bashkë! Deri në fund!“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Forza Ragazzi! Tutti insieme! ???? Fino Alla Fine!??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online