Asnjë fitore në vitin 2018, u largua një superlojtar si Pier-Emerik Obamejang, por Dortmundi ka rigjeutr buzëqeshjen sot. Një fitore e bukur 3-2 në Këln, në një ndeshje të çmendur, me gola e raste pa fund, aq sa deri në sekondën e fundit shtesë fitorja ishte në fije të perit.
Pritej me interes të madh debutimi i sulmuesit të marrë në huazim nga Çelsi, Miçi Batshuaji, zëvendësuesi i artë që nuk u bë asnjëherë pikë referimi në Londër, por është bërë menjëherë në Gjermani. Gol në minutën e 35-të, për avantazhin fillestar, gol në minutën e 62-të, për avantazhin e përkohshëm 2-1 dhe 6 minuta para fundit një asist perfekt për Shyrlen, i cili sigloi fitoren 3-2.
Dy gola në debutim: i fundit që e kishte bërë diçka të tillë, si rastësisht, ishte Obamejang, dy gola në gusht 2013. Shenjë!