Liverpuli provoi ekipin B në ndeshjen e Kupës FA kundër Ulvs dhe duket se ka qenë rasti që trajneri Jyrgen Klop të vendoste për lojtarët që i duhen dhe ata që janë të lirë të largohen që tani.
Një ndër lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e humbur në Ulvërhempton ishte anësori ofensiv Rafael Kamaço, të cilin Klop e vlerëson shumë.
Megjithatë, 18-vjeçari qartësisht nuk mund të gjejë hapësira në Anfield, ndaj Liverpuli do ta huazojë te Sportingu i Lisbonës.
Sipas mediave portugeze Klop ka dhënë miratimin që Kamaço të shkojë në huazim 18-mujor në Lisbonë, me shpresën se do të ketë mundësi të luajë dhe të rritet si futbollist, para se t’i ofrohet rinovim për kontratën që i mbaron në 2020.
Kamaço është rritur te Sportingu dhe në moshën 13-vjeçare shkoi te Mançester Siti, para se të kalonte te Liverpuli në vitin 2017.