“Debatuam për bonusin, nuk flisnim me njëri-tjetrin“! Portieri tregon skandalin te Polonia, Santosi vendos për heshtje shtypi

Situata në Kombëtaren polake nuk është mjaftueshëm e qetë. Shkak është bërë një intervistë e portierit Skorupski. Ky i fundit ka treguar prapaskenat që ndodhën me Kombëtaren bardhekuqe gjatë Kupës së Botës Katar 2022. Portieri i Bolonjës ka zbuluar se bonusi i premtuar nga kryeministri ka qenë një çështje debati mes tyre. Skorupski ka thënë për “Przegladem Sportowym” se gjatë fazës së grupeve në Botëror kanë pasur debate dhe madje nuk kanë folur me lojtarë të caktuar.

“Ne kaluam grupin dhe në vend që të gëzoheshim, befas filluam të grindemi për këtë bonus. Ju keni kaq shumë, të tjerët aq shumë. Por ne u grindëm aq shumë sa nuk folëm me lojtarë të caktuar. Dhe një ditë më parë kënduam së bashku”, ka treguar Lukas Skorupski.

Kjo intervistë ka prishur qetësinë në Poloni, duke detyruar trajnerin Santos të vendosë për heshtje shtypi në prag të sfidës ndaj Republikës Çeke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online