Lë mënjanë diplomacinë, Toni Kros flet hapur për shokun e skuadrës: Nuk më vjen keq për Hazardin

Toni Kros ka lënë mënjanë diplomacinë në intervistën e tij për “Eleven Belgium“. I pyetur nëse ndjen keqardhje për Eden Hazardin, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Reali i Madridit, mesfushori gjerman është përgjigjur negativisht. Krosi ka thënë se nuk ndjen keqardhje për futbollistët dhe për Hazardin në veçanti, pasi ky i fundit bën një jetë mjaft të mirë.

“Sigurisht që është një situatë e vështirë, por keqardhja është e pavend në futboll. Nuk besoj se Eden Hazardi ka një jetë të keqe. Ju mund të ndjeni keqardhje për njerëzit që e kanë shumë më keq se ai. Nuk bëhet fjalë për para, nuk më vjen keq për askënd në futboll“, ka thënë Toni Krosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online