Debati/ “Hoxha nuk ishte protagonist në derbin që fituam”! Deklarata e Kolelës, Ledio Pano ia thotë në sy: Turp që silleni kështu, Albani ka vite protagonist te Partizani

Një moment debati ka pasur pas ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të kuqtë humbën me shifrat 1-2, ndërsa Rexhepi u rikthye si titullar pasi humbi derbin me Tiranën për shkak të disa problemeve shëndetësore, teksa i la vendin Alban Hoxhës.

Ledio Pano e ka pyetur trajnerin e Partizanit se pse nuk e rikthen Hoxhën si titullar. Por Kolela ishte shumë i ftohtë në deklaratën e dhënë për “Oversport” dhe ka deklaruar se nuk ishte portieri fajtori dhe heroi në këto dy ndeshjet e fundit.

Ledio Pano: “Përse nuk u zgjodh Alban Hoxha si titullar edhe në këtë ndeshje si me Tiranën?”.

Kolela: “Ne i kemi të qarta gjërat tona, Rexhepi është portieri i parë, Alban Hoxha është portieri i dytë. Nuk ishte faji i Rexhepit sot në golat e pësuar ashtu si edhe Alban Hoxha nuk ishte protagonist në derbin e fituar me Tiranën, por bëri paraqitje të mirë”.

Ledio Pano: “Është e turpshme kjo sjellje ndaj Alban Hoxhës, ky portier ka shumë vite aty te Partizani që është protagonist. Për shkak të eksperiencës që ka duhet titullar”.

Kolela: “Ky është një opinion i juaji, ne i pranojmë të gjitha opinionet, por në fund unë jam trajneri që vendos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online