“Do të na shikojë Zabaleta, Reja më quante lojtar individualist”! Sadiku tregon se çfarë i thanë 3 lojtarët argjentinas te Cartagena: Ikën Armando Broja, vjen Armando Sadiku

 

Armando Sadiku po kalon një formë të mirë me Cartagenan në Spanjë. Sulmuesi pret që të rikthehet te Kombëtarja pas ndryshimit të trajnerit. Me Rejën në krye, Sadiku i humbi të gjitha shanset për të veshur fanellën e kuqezinjëve. Tashmë sulmuesi pret se situata do të ndryshojë me Sylvinhon. I ftuar në “Oversport”, Sadiku u shpreh:

“Sylvinho? Do të sjelli energji dhe frymë të re. Vjen nga Brazili dhe atje futbollin e dua shumë. Unë kam pasur fatin që kam luajtur në Amerikën Latine dhe e di sesa e përjetojnë atje. Reja? Nuk më grumbulloi më. Kisha disa dëmtime dhe probleme familjare, u largua nga mua. Reja më ka thënë se isha lojtar shumë individualist dhe nuk përfshihesha në skemën e tij. Besoj se tani mund të kthehem prapë me ardhjen e Sylvinhos.

Shpresoj se Sylvinho të vijë dhe të na shoh, ka caktuar Zabaletan që të merret me lojtarët shqiptarë që luajnë në Spanjë. Më thanë tre lojtarë argjentinas që i kam shokë ekipi këtu te Cartagena: “Mungon Armando Broja, kthehet Armando Sadiku”. Uroj shumë që të kthehem. Me Uzunin flasim shpesh në “Whats App”. Po bën një sezon të mirë dhe jam i kënaqur për të”, tha Sadiku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online