Një moment debati ka pasur pas ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të kuqtë humbën me shifrat 1-2, ndërsa Rexhepi u rikthye si titullar pasi humbi derbin me Tiranën për shkak të disa problemeve shëndetësore, teksa i la vendin Alban Hoxhës.
Ledio Pano e ka pyetur trajnerin e Partizanit se pse nuk e rikthen Hoxhën si titullar. Por Kolela ishte shumë i ftohtë në deklaratën e dhënë për “Oversport” dhe ka deklaruar se nuk ishte portieri fajtori dhe heroi në këto dy ndeshjet e fundit.
Ledio Pano: “Përse nuk u zgjodh Alban Hoxha si titullar edhe në këtë ndeshje si me Tiranën?”.
Kolela: “Ne i kemi të qarta gjërat tona, Rexhepi është portieri i parë, Alban Hoxha është portieri i dytë. Nuk ishte faji i Rexhepit sot në golat e pësuar ashtu si edhe Alban Hoxha nuk ishte protagonist në derbin e fituar me Tiranën, por bëri paraqitje të mirë”.
Ledio Pano: “Është e turpshme kjo sjellje ndaj Alban Hoxhës, ky portier ka shumë vite aty te Partizani që është protagonist. Për shkak të eksperiencës që ka duhet titullar”.
Kolela: “Ky është një opinion i juaji, ne i pranojmë të gjitha opinionet, por në fund unë jam trajneri që vendos”.