Presidenti i Napolit ka folur pas humbjes 3-0 që skuadra e tij pësoi nga Sampdoria. Numri 1 i klubit ka theksuar se trajneri ka ende nevojë për kohë, por njëkohësisht ka kërkuar falje për atë ndeshje të turpshme.
“Gjithnjë ndeshjet e para janë të vështira dhe skuadra duhet të jetë më solide. Trajneri që kemi ka disa avite që nuk ka punuar në Itali. Kur ndryshon ambient është sikur ta nisësh gjithçka nga e para. Unë u kërkoj falje tifozëve për këtë humbje, pasi e di se ata duan që gjithnjë të fitojnë. Nuk e kisha pritur se do të mundeshim që tani”.
“Ata që nuk kanë se çfarë të bëjnë mund të merren me analizat, ne jemi të qetë. Kemi mundur që ta çojmë Napolin në nivelin e skuadrave më të mira në Botë. Ançeloti duhet të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të punuar. Ai merret me Napolin në tersi, studion kundërshtarët dhe punon edhe me lojtarët e rinj”.
“Unë jam i qetë edhe pse gjatë gjithë kohës na krahasoni me edicionin e shkuar. Do të shohim përpara me një trajner të ri. Kam besim se do të rritemi me kalimin e kohës”.
“Shorti më ka zhgënjyer pak. Liverpuli ishte në finale nuk duhet harruar dhe ishte në vazon e tretë, Të më falni, por më duket sikur jemi në Kazino. Nëse do të fitosh duhet të kesh sukses me skuadrat e mëdha, por të ndeshjesh me Liverpulin është një anomali sensacionale. Le të bëjmë një ndeshje të bukur”.
“Juventusi është një skuadër e madhe kështu thuhet gjithnjë. Nëse ne do kishim marrë Ronaldon dhe nuk do të kishte shënuar 3 ndeshje atëherë revolucioni do të kishte ndodhur. Juventusi di t’i përballojë të gjitha problemet që i dalin para”.