Aurelio De Laurentis është një njeri i kinemasë dhe spektaklin e ka në gjak, ndaj intervistat e tij nuk janë kurrë banale dhe për Sky Sport 24 ka vijuar shfaqjen e tij personale në prag të sezonit të ri, duke folur për merkaton e shumë gjëra të tjera.
“Kavani? Nuk është e vërtetë që po mundohem ta blej. Kur duhet të blej dikë, merrem vetë me negociatat dhe për momentin nuk ka ndodhur kjo gjë”.
“Benzema u zemërua që e quajta të moshuar? Ai nuk e njeh ironinë e rubrikës sonë të përditshme në radio. Më vjen keq që u zemërua, nuk doja që të tregoja mungesë respekti. Megjithatë, për momentin ai nuk është një futbollist që bën për ne. Ndoshta disa vite më parë do e merrja, por për fat të keq ai kishte plane të tjera. Di Maria? As ai nuk është objektiv i yni”.
“Sulmues? Është gabim që të flitet se do blejmë sulmues dhe dëmtohet ekipi. Kemi Milik, i cili shënon sa herë luan dhe ka pasur dëmtime që e kanë ndalur, por meriton respekt. Kemi Mertens, që si sulmues i parë ka shënuar shumë gola dhe nuk mund ta mënjanojmë. Kemi Kajehon, që ka bërë gjithnjë mirë. Është Insinje, një forcë e natyrës. Verdi ka tre funksione, si sulmues qendre dhe sulmues në të dy krahët. Mos të harrojmë Inglezen, që shënoi shumë gola te Kievo, ndoshta te ne do shënonte më shumë. Natyrisht, vendos Ançeloti, ndoshta ndonjë do e shesim apo huazojmë, sepse kemi tepricë lojtarësh në sulm”.
“Mbrojtës krahu? Do të bëjmë diçka në atë repart. Kemi nevojë për një lojtar të aftë të luajë në të dy krahët. Na pëlqen shumë kolumbiani i PSV-së, Arias, por po shohim edhe profile të tjera”.
“Sarri? Nuk më pëlqeu që tha se gabuam të dy, unë nuk besoj se kam gabuar. Kishte kontratë, mund ta ndaloja, pasi po tradhtonte lojtarët, që kanë dhënë shumë pa bërë zë, edhe kur janë përdhunuar në stërvitjet e tij fantastike. Pastaj, më keq akoma, Sarri dëshironte të më çomntonte ekipit, duke e marrë me vete në Angli. Aty u nevrikosa. Në fund mori vetëm Zhorzhinjon, sepse Ançeloti preferonte Diauaranë dhe synon të spostojë Hamshik para mbrojtjes”.