De Bur e kritikon, Murinjo i përgjigjet: Flet trajneri më dështak i historisë në Angli

Murinjo dhe batutat në distancë me kolegët, episodi i radhës. Këtë radhë, në fakt, nuk është portugezi ai që ka provokuar polemikën, sepse e ka ngacmuar vetë “folenë e grerëzave” Frank de Bur. Të dy kanë drejtuar Interin në të shkuarën, por dihen rezultatet, De Bur dështoi totalisht, ashtu si dështoi te Kristal Palas në Angli, ku u pushua pas 7 ndeshjesh në sezonin aktual.

Gjithsesi, De Bur tani bën opinionistin dhe pas sfidës Mançester Junajtid-Liverpiul 2-1 holandezi komentoi në BT Sport: “Është mëkat që Murinjo është trajner i Rashfordit, sepse sulmuesi është i ri dhe i duhet kohë që të rritet, por me Murinjon nuk ke kohë të gabosh. Ai do rezultate menjëherë, nëse luan dobët ndonjë ndeshje ai të nxjerr jashtë dhe të rrënon. Rashford është një futbollist i vërtetë, është shumë i ri dhe ka nevojë të luajë, çdo javë, për talentin që ka”.

A mund të qëndrojë pa reaguar Murinjo? As që bëhet fjalë: “Kam lexuar disa deklarata nga trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, që në Angli ka koleksionuar 7 humbje, me një skuadër që nuk ka shënuar asnjë gol në 7 ndeshje. Pastaj u pushua nga puna. Thotë që Rashford nuk ka ç’të mësojë prej meje? Ndoshta me të do mësonte si të humbiste…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online