Xhani De Biazi vazhdon të mbetet pa punë dhe është në kërkim të ndonjë eksperience të re. Ish-trajneri i Shqipërisë nuk trajnon që nga 27 nëntori i vitit të kaluar, kur drejtonte spanjollët e Alaveshit.
Aventura në La Liga nuk shkoi mirë për 62-vjeçarin italo-shqiptar, ndërsa Armenia ishte e fundit që dëshironte atë në stol. Në një prononcim për mediat italiane, De Biazi zbulon faktin që ka refuzuar ofertën e kombëtares armene, ndërsa është në pritje të një oferte serioze.
Nuk ka rëndësi klub, apo kombëtare, e rëndësishme është të jetë një projekt serioz dhe trajneri do të ishte gati të rikthehej në stol.
“Jam takuar me një Federatë, Armeninë, por e refuzova ftesën e tyre. Kam dëshirë të kthehem me një projekt serioz, sepse kam mundësinë të jap më të mirën time. Nuk ka rëndësi nëse do të jetë klub, ose kombëtare. Kam patur telefonata, por nuk dua t’i përgjigjem të parës që më vjen”, thekson Xhani De Biazi.