Xhani de Biazi në Greqi? Ndoshta… Këto ditë, emri i trajnerit të Shqipërisë është propozuar te PAOK-u i Ergys Kaçes, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, por klubi i Selanikut, që po kërkon për një “timonier” në stol, e ka mendjen te Prodom. Megjithatë, profili i De Biazit mund të jetë interesant.
Ndërkohë, sipas ekspertit të merkatos së Itali, Alfredo Pedula, Xhani de Biazi është në kontakte të vazhdueshme me Tianzhin Teda, edhe pse jemi vetëm në sondazhe dhe asgjë konkrete. Skuadra në fjalë më parë është drejtuar edhe nga Ari Han dhe Josip Kuzhe.
Sakaq, De Biazi pret që të zgjidhë çështjen financiare dhe të transferohet në Kinë, destinacion që përmendi edhe disa herë ditën e djeshme në konferencë. Megjithatë, burime të sigurta pranë gazetës bëjnë me dije se bëhet fjalë për një skenar imagjinar dhe se që prej shtatorit dhe tetorit