Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka nisur turin e tij për të vendosur të ardhmen dhe ka bërë disa takime. Sigurisht, do të jetë një verë e gjatë për të, përpara se të hedhë firmën mbi kontratën me një skuadër të re, që me shumë mundësi s’do të jetë klub por sërish kombëtare. “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë se trajneri ka refuzuar një ofertë nga Arabia dhe një tjetër nga Kina, teksa pret me padurim që skuadra e radhës të jetë një kombëtare. Aventura te Shqipëria i ka lënë një shije të mirë dhe ai dëshiron që të vijojë në këtë linjë.