Reali i Madridit ka reaguar pas disfatës së hidhur ndaj Betisit, duke fituar 2-1 në Alaves.
Një fitore që mban emrin e Dani Sevajos, pasi talenti i Realit shënoi dy gola në debutimin e tij si titullar me kampionët e Europës. Fitore qetësie, por edhe pse fitoi, Reali nuk u zhbllokua në sulm dhe pësoi sërish gol.
Alaves nuk kishte shënuar asnjë gol në sezonin e ri, ndaj fakti që i shënoi Realit pas thuajse 500 minutash tregon se mbrojtja madrikene ka probleme serioze.
Humbja me 1 gol diferencë dhe me zhbllokimin e sulmjt është lajm pozitiv për Xhani de Biazin, i cili të hënën do të nisë punë dhe misioni i tij është mbijetesa.