I ftohtë, por edhe ndoshta i prekur, Xhani de Biazi ka komentuar për “Supersport” humbjen ndaj Luksemburgut, duke prekur disa tema të caktuara, edhe pse ka preferuar që të kritikojë të tijtë për faktin se s’po japin më atë që në 2 vjet e gjysmë bënë, përfshirë edhe Europianin. Mgjithatë, s’kanë munguar edhe batuta.
Asnjëherë s’e kemi parë 10 minuta pas ndeshjes trajnerin De Biazi në stol “të ngrirë”?
Ka gjithmonë herë të parë.
Shumë i mërzitur, pse e vuani kaq shumë?
Unë… Humbje që peshon në mënyrë të pabesueshme ndaj një skuadre që s’ka cilësitë tona por që ka dëshirë më shumë se sa ne për të luftuar dhe arritur rezultat. Gjë që ko skuadër, Shqipëria, ka pasur dy vjet e ca pas Evropianit nuk e gjetëm më atë vendosmëri dhe dëshirë për të luftuar për të arritur objektivat.
E ndjeni që e keni nën kontroll ekipin?
E kam nën kontroll, por duhet të japë më shumë nga dëshira. Kaluam në avantazh dhe patëm raste tre apo katër për të shënuar. Mund të dilte me të kuq një futbollist. Arbitri mendoi se meqë ishte miqësore të mos jepte të kuq. Kur je në avantazh nuk duhet të shpërdorosh. Bëmë gabime te dy golat, por duhet të përmirësohemi. Përpara se të shkonim në Evropian dhe brenda kompeticionit treguam se kishim të tjera cilësi, mes grindës, vendosmërisë dhe ndihmës mes njëri-tjetrit.
A do të arrini ta motivoni skuadrën?
Kjo skuadër këtu, ëndrrat ishin të mundur. Duke shtyrë te gazi, skuadra mendoi se fluturonte dhe shkuam në Evropian. Duhet të gjejmë brenda vetes dhe jo të gjejmë motivime të tjera për të shkuar përpara. Ndoshta dikush vuan shumë, por megjithatë kemi lojtarë që mund të japin më shumë se kaq, duke nisur nga ndeshja e ardhshme.
Kur nuk mundim dot Luksemburgun, çfarë mund të ndryshohet brenda një jave, deri te sfida ndaj Izraelit?
Do të shkojmë në meshë njëherë më shumë. Shumë lojtarë ishin ende të zënë me klubet dhe dikush erdhi edhe 48 orë më parë. Ndaj edhe bëmë stafetën Cikalleshi-Sadiku, të tjerët do t’i kapim në Stamboll. Një skuadër si e jona duhet të fitojë ndaj Luksemburgut dhe të mos rrezikojë për asnjë moment. i dhuruam në gol dhe te i dyti fjetëm gjumë në goditje nga këndi.
Sa i kënaqur me modulin 3-5-2 dhe mund të rikthehemi si dikur, pra 4-1-4-1?
Varet nga gjendja e lojtarëve. Flitet për modul, por duket sikur është ai problemi. Lidhet me aspekte të tjera, gjendja fizike që ra shumë, duke qenë se ata ishin në grumbullim prej 10 ditësh për të përgatitur këtë ndeshje. Erdhëm këtu dhe u përpoqëm të bënim atë që duhej bërë. Duhet ta kishim administruar më mirë ndeshjen.
A kishte diçka që të pëlqeu sot, apo forma e lojtarëve që kishe kuriozitet?
I vetmi që ka kondicion është Hysaj edhe pse ka luajtur 1 milion ndeshje sivjet. Besoj se s’mund të jepet gjykim pas një ndeshje të tillë, ku ka shumë për të shpëtuar dhe shumë për të rimenduar.
Kush ta heq këtë mërzitje?
Askush..