Jeta është gjithmonë paradoksale/ Më herët nuk gjendej as në hartë, ngjarja e Eriksen e bëri lojtarin më të lumtur

Jeta tregohet gjithmonë paradoksale, ndërsa historia e Mikkel Damsagard është dëshmia e radhës. E kush e njihte këtë emër në futbollin europian? Ndoshta edhe sot nuk është i dëgjuar nga të gjithë, por njihet disi më tepër në opinionin sportiv. Ngjarja e ndodhur me Eriksen në ndeshjen kundër Finlandës është e njohur tashmë, teksa mesfushori i Interit luftoi me më të keqen duke rënë pa ndjenja në fushë. Fatmirësisht lojtari shpëtoi, por nuk dihet ende se kur do t’i rikthehet futbollit.

E vetmja gjë që dihet me siguri është se për Eriksen nuk mund të flitet më për Europianin 2020 e luajtur si protagonist. Për të zëvendësuar yllin danez ka ardhur edhe lojtari i Sampdorias, Damsgard, që në çdo rast tjetër normal nuk do të kishte asnjë minutë të luajtur deri në fundin e turneut.

Mesfushori 20-vjeçar shkëlqeu kundër Rusisë duke shënuar edhe golin e parë të takimit. Menjëherë pas tij kanë ardhur interesimet e klubeve të njohura në Europë si Milan apo Barcelona. Ndërkohë trajneri i Danimarkës i ka vendosur emërtimin e ri: “Damsinho”. Vetë futbollisti është duke përjetuar momentin më të bukur të jetës së tij: “E gjitha ajo që ka ndodhur është e çmendur. Nuk e kisha ëndërruar madje se do të isha pjesë e diçkaje të tillë si Eruopiani. Kjo është kaq shumë e bukur”, tha mesfushori i vogël në moshë që po kthehet në zëvenduesin e Eriksen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online