De Biazi: Basha ka shumë eksperiencë, mund ta ndihmojë Arisin

Migjen Basha do të nisë një aventurë të re në kampionatin grek, ku për dy vitet e ardhme do të jetë pjesë e Arisit të Selanikut. Duket një hap para në karrierë për mesfushorin, i cili ka marrë një vlerësim shumë pozitiv nga ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Për radion “Arena FM”,  tekniku italian ka thekuar se Basha do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e Arisit, duke rreshtuar cilësitë që ka 31-vjeçari.

“Basha ka shumë përvojë dhe personalitet në fushë dhe mund të luajë mjaft mirë në hapësira të gjera. Mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për shokët e skuadrës, pasi e hap mjaft mirë lojën.

Besoj se do të përshtate shpejt me kampionatin grek dhe mund ta ndihmojë Arisin. Basha është mjaft mirë fizikisht dhe luan mirë me topin”, ka thënë mes të tjerash De Biazi, për një nga lojtarët që ai gjithnjë ka pasur besim në kohën kur drejtonte përfaqësuesen kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *