Dallaveret tek të rinjtë, lojtari në fushë pa qenë fare i pranishëm

Nëse në Superioren shqiptare ka kontroll e vëmendje mediatike maksimale, duke zbritur me poshtë në piramidën e futbollit sheh çudira. Dje u trukua në mënyrë skandaloze Besa-Egnatia, e transmetuar në RTSH, ndërsa sot na sinjalizohet një ngjarje absurde.

Po në Kavajë u luajt ndeshja Besa U17-Pepa U17, me kavajasit që fituan 2-0. Në minutën e 64-t për FC Pepa u aktivizua i riu Albi Gjolena, gjë që është pasqyruar edhe në protokollin në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Problemi është se Gjolena nuk ishte fare i pranishëm, as në fushë, as në stol e as në Kavajë.

Gjolena këtë janar ka kaluar tek Apolonia dhe nuk ekziston asnjë kontratë në këto mosha që ta mbajë tek Pepa, por kjo e fundit me sa duket ka menduar një dredhi interesante: e fut në protokoll dhe fut dikë tjetër me emrin Gjolena, për ta bllokuar dhe për ta lënë pa futboll deri në verë.

Një shantazh i qartë dhe një tentativë tragjikomike për të mbajtur futbollistët me forcë në ekip, ndërkohë që nuk dihet a kanë pasur gisht zyrtarët e ndeshjes, pasi do të ishte shumë më e rëndë nëse arbitrat, vëzhguesi dhe delegati të ishin në dijeni dhe të mbyllin sytë për miqësi apo për ryshfet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online