Dalipi: Humbje e hidhur, fati kundër. Uroj të konfirmohem te Partizani

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka pësuar humbjen e dytë rresht në pak ditë dhe presioni është rritur ndjeshëm. Moral i ulët pas humbjes, dëshpërim për fatin e keq, por edhe për zërat se po vjen trajner kroat.

“Për të ardhur keq, sepse ndeshja mund të ndahet në dy pjesë. Në pjeën e parë ishim shumë mirë, pjesa e parë funksionoi perfekte, dyshja sulmuese e jona u shërbye shumë mirë dhe e mbajtëm Skënderbeun lart, por nuk ishim të mprehtë dhe na dëmtoi edhe një zëvendësim i detyruar që në fillim. Në pjesën e dytë nuk pata shumë karta për të ndryshuar ndeshjen, skuadra ra fizikisht, edhe pse tentuam ta ndryshonim ndeshjen. Nuk ishim të freskët, por po e kontrollonim mirë ndeshjen, por fati ishte me Skënderbeun, që shënoi një gol me një situatë që e kishim studiuar në stërvitje. Nuk patëm fat, meritonim më shumë”.

– Barazimi dukej i sigurt…

– Një pikë nuk është se na bënte punë, por edhe na ndihmonte. Ne luanim në shtëpi, na duhej fitore, Skëndebeu ishte pa presion mbi vete. Jo rastësisht krijuam lojë e raste, edhe pse ata mendonin se mund të bënin lirisht lojën e tyre. Në pjesën e parë dominuam, por më vjen keq që nuk morëm dot as një pikë, për të mbajtur lart moralin.

Klubi kërkon trajner të ri, a të vjen keq?

– Dua ta theksoj që kam besimin e klubit. Klubi mund ta ketë një plan B, apo gazetarët, por unë ndjej besimin e klubit. Do të jap gjithçka deri në ditën e fundit që do jem në këtë klub. Dua të lë gjurmë në këtë klub legjendar. Këto mesazhe të medieve dhe gazetave nuk i bëjnë mirë skuadrës sonë, duke qenë gjithnjë nën presion, por gjithsesi u kam thënë lojtarëve që të vijojnë punën të qetë.

– Mediat nuk bëjnë mirë, po Tokiç pse ishte në tribunë?

– Ndoshta ka qenë për punën e tij, nuk e di. Unë do të jap gjithçka deri në fund, nëse nuk do të vazhdoj do të më vijë keq, sepse nuk kam pasur kohë të bëj gjithçka kam në mendje. Koha për të bërë ndryshime është e paktë, duke parë edhe kalendarin e ngjeshur, ndaj shpresoj të kem kohën të zbatoj planet që kam në mendje.

– Nëse nuk qëndroni trajner, do e lini Partizanin?

– Ambiciet e mia i kam bërë të qarta, kam punuar gjithnjë me besnikëri ndaj klubit, edhe kur kam qenë ndihmëstrajner. Nuk do të pranoj të kthehem trajner i dytë, do të vazhdoj karrierën time. Shpresoj të vazhdoj këtu, me mendimet e mia për një futboll ndryshe, që mund të aplikohet vetëm pas një faze përgatitore, por do të më vinte keq nëse do të largohesha, sepse dua të jem protagonist.

– Cili ishte plani për pjesën e dytë?

– Jo për justifikim, por dëmtimi i Lukasit na dëmtoi shumë. Kishim planifikuar Bardhin për në pjesën e dytë, pasi me shpejtësinë dhe fantazinë e tij të vinim në vështirësi Skënderbeun. Na duhej freski në 15 minutat e fundit, por ishte e pamundur, edhe pse Mala e Çani bënë shumë mirë për sa minuta luajtën. Më vjen keq, sepse vrapuam shumë, por nuk qe e thënë.

– 24 pikë distancë, asnjë fitore e asnjë gol i shënuar ndaj Skënderbeut. Kaq e madhe është distanca mes jush?

– Shifrat thonë ashtu, por ne sot krijuam lojë e raste, ishim superiorë, por e përsëris që duhet kohë për të ndryshuar gjërat dhe për të bërë atë që kam në mendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online