Daja: Na lini të festojmë, nuk merremi me thashetheme!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka qenë shumë i gëzuar pas fitores kundër Partizanit, duke lavdëruar paraqitjen e mirë të skuadrës së tij, që përballoi lodhjen dhe mungesat e sulmuesve kryesorë. Trajneri i Skënderbeut, duke folur në Supersport, mendon vetëm për titullin dhe kupën, ndërsa refuzon të komentojë kalendarin dhe shansin që Skënderbeu mund të vendosë garën e mbijetesës.

– Daja, dukej sikur ishit OK me barazim.

– Po, ashtu si u zhvillua ndeshja, me barazim ishim të kënaqur., Kemi luajtur ndeshje pa fund në Europë, kemi luajtur shumë ndeshje në kampionat e kupë dhe vinim nga tre ndeshje shumë të forta ndaj Flamurtarit, ndaj lodhja ishte prezente dhe është normale. Kemi bërë edhe lëvizje në pozicionet e lojtarëve në fushë dhe nuk ishte e lehtë. Ashtu si po shkonte ndeshja, por shkonim drejt barazimit, por fitorja erdhi në fund dhe jemi të lumtur, sepse titulli është 99% i yni, por nuk do ta ulim r8itmin, sepse duam ta mbyllim me titull dhe kupë, Korça i meriton të dy trofetë.

– Gripshi, mos duhej provuar nga minuta e parë në sulm?

– Jo vetëm ai, edhe Sahiti e ndonjë tjetër mund ta nisnin nga fillimi, për të mos bërë shumë spostime në pozicione, por ishte një ndeshje shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe nuk doja t’i rëndoja shumë në një ndeshje mjaft delikate, sepse mund të vuanin moralisht.

– Skënderbeu dhe gjyqi në CAS është një stres më vete, por tani keni edhe stresin e ndeshjeve me rivalët e fundtabelës, që luftojnë për mbijetesë. A keni frikë nga thashethemet?

– Na lejoni të gëzojmë sot dhe i marrim një nga një gjërat. Jemi lodhur me këto paragjykime. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë nga sa jemi paragjykuar. Kur të ndodhë, do të flasim. Natyrisht, kur të jemi kampionë 100%, disa titullarë do të ruhen për kupën, por duke bërë rotacion pa toleruar në asnjë ndeshje dhe duke ruajtur mobilizim maksimal. Gjërat gjykohen në momentin e duhur.

– Kukësi përpara, a mendoni hakmarrje?

– Jo, nuk e shohim si detyrim që ta fitojmë titullin që në ndeshjen ndaj Kukësit, edhe pse do ishte kënaqësi një fund i tillë. Natyrisht, kemi në mendje edhe ruajtjen e ekuilibrave në skuadër dhe lojtarët që mbajnë peshën kryesore janë të lodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online