Daku shkruan emrin me gërma të arta në historinë e Rubin Kazanit, gol për rekord për sulmuesin shqiptar

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Rusi. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen kundër Krasnodarit. Goli i tij nuk mundi ta shmangte humbjen për Rubin Kazanin, i cili u mposht me shifrat 1-3.

Megjithatë ky gol ishte i veçantë për vetë Dakun. Ky i fundit po shkruan emrin me gërma të arta në historinë e Rubin Kazanit. Tashmë ai ka arritur kuotën e 37 golave me fanellën e klubit rus, po aq sa Bukarovi. Ndërkohë vetëm 2 lojtarë të tjerë në historinë e Rubinit kanë shënuar më tepër gola se sa Mirlind Daku./Sport Ekspres