Erald Maksuti e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier Ligën ruse. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar për Akhmat Grozny, duke realizuar golin e barazimit 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Lokomotiv Moskës.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tetë me Zelimkhan Bakaev dhe kontrolluan pjesën më të madhe të takimit. Megjithatë, Akhmat nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit deri në minutat e fundit.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 83-të, kur Erald Maksuti u gjend në vendin e duhur brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 1-1. Goli i sulmuesit shqiptar i siguroi skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në nisje të kampionatit dhe konfirmoi formën e mirë që ai po kalon.
Përveç golit, Maksuti zhvilloi një paraqitje shumë pozitive, duke qenë vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare, pavarësisht se erdhi nga stoli. Ai tregoi lëvizje të zgjuara, luftoi për çdo top dhe u shpërblye me golin që ndryshoi fatin e ndeshjes.
Ky realizim është një sinjal i fortë se sulmuesi shqiptar synon të jetë një nga protagonistët e Akhmat Grozny gjatë këtij sezoni, ndërsa tifozët shqiptarë shpresojnë që ai të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në javët në vazhdim. /Sport Ekspres/
? Erald Maksuti scored in his first match in Russia, just five minutes after coming on as a substitute!
I’m really looking forward to seeing how the 22-year-old gets on at his first club abroad. pic.twitter.com/Tk6EYL9YtJ
— Albanian Football Scout ?? (@FootballAlbXI) July 26, 2026