Daja: Skuadra tregoi karakter, krahët pika e fortë e Flamurtarit

Trajneri Ilir Daja foli pas fitores me Partizanin. Numri një i stoli vlonjat komentoi suksesin e arritur, por dhe rikthimin e Elton Kale, të cilin kishte kohë që e priste. Për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i kuqezinjve u shpreh mjaft i lumtur për këtë paraqitje të skuadrës së tij.

FITORJA – “Kishim nevojë për fitoren dhe ky ishte qëllimi ynë, të ishim pragmatist. Kemi prodhuar lojë dhe nuk kemi marrë pikët. Luanim me vendin e parë dhe e kishim vlerësuar këtë takim . Në pjesën e parë ishim më mirë se kundërshtari, ishim agresiv. Në pjesën e dytë nuk e orientova që skuadra të kthehej pas. Useini dhe Mustafa duhet të ndalnin vrullin e kundërshtarit. Treguam karakter në mbajtjen e rezultatet, edhe pse unë dua mënyrë tjetër, pasi nuk mund të rrish aq shumë minuta në gjysmëfushën tënde. Duhet që të dilnim para dhe të shfrytëzonim hapësirat që lë kundërshtari”.

RIKTHIMI I KALES – “Do doja të kisha dhimbje koke nëse do kisha alternativa të shumta. Kemi pasur shumë mungesa”.

DËMTIMI I ALVESH – “Të dielën do të testohet dhe nëse e kalon këtë provë do të bashkohet me ekipin, në të kundërt do të stërvitet i diferencuar”.

ZËVENDËSIMET – I shtyva ndërrimet për t’i marrë maksimumin Kales dhe Bathës, pasi kanë eksperiencë të madhe. Batha kishte shumë përgjegjësi sot, ndërsa Kale ka minutazh loje dhe nuk mund të luante 90 minuta. Ndërrimet i bëmë për të marrë maksimumin e këtyre lojtarëve, Them se bëmë mirë, pasi nuk pësuam gol, por nëse do ketë Kale një gjendje më të mirë, krahët do i kemi dy pika të forta, për të kontrolluar lojën dhe për të shfrytëzuar hapësirat para”.

KJO NDESHJA MË E MIRË? – “Nuk do thosha se është ndeshja jonë më e mirë. Kemi bërë ndeshje të mira me skuadrat që janë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Me plotësimin e kontingjentit, edhe kur kemi ndonjë lojtar që ka shenja lodhjeje, mund të bëjmë dhe ndonjë rrotacion, për të krijuar muskuj në fushë, kemi eksperiencë me këto lojtarë që janë kthyer”.

TIFOZËT DHE DEKLARTA E LALËS – “Ndjehem i vlerësuar, pasi na kishin munguar mua dhe lojtarëve. Ata kanë një motiv më shumë kur stadiumi mbushet. Uroj të bëjmë sa më pak hapa fals. E falënderoj Lalën për konsideratën që ka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *