Daja: Skuadra ka ardhur në rritje, prisni zyrtarizime sot

Katër pikë në dy javë, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, sheh ndryshime në skuadër referuar dy ndeshjeve të para të kampionatit. Skuadra ka pasur ndryshim, krahasuar me Teutën dhe Kukësin dhe ky fakt e kënaq numrin 1 të stolit.

Ndryshimi nga ndeshja e parë në ndeshjen e dytë, Në ndeshjen e parë lamë shumë situata në portën tonë, diçka që nuk ndodhi në ndeshjen e dytë, lojtarët treguan më shumë stabilitet dhe personalitet në fushë, çka më kënaq. Kur është loja besoj se dhe rezultati vjen vetë”.

Takimi i radhës në kampionat, për kuqezinjtë është sfida me Luftëtarin në transfertë. Trajneri Daja kërkon maksimumin përballë një skuadre që në dy javë nuk ka marrë asnjë pikë dhe do të kërkojë kthesën me Flamurtarin. Tekniku i vlonjatëve e thekson dhe një herë se skuadra e tij futet në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikësve. Sa i përket gjendjes së skuadrës, në dyshim për këtë sfidë mbetet argjentinasi Torasa, i cili kujtojmë la i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen me Kukësin. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje mjaft të mirë.

“Pa diskutim është një ndeshje e vështirë, pasi Luftëtari do kërkojë që të rikuperojë këto dy javë që nuk ka marrë pikë. Çdo ekip ka objektivat e veta dhe ne jemi përgatitur për këtë ndeshje. Ne shkojmë me mendjen për të marrë tre pikët, pasi ky është qëllimi ynë, për të marrë maksimumin e pikëve në çdo ndeshje. Veç Torasës, që është në pikëpyetje të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm”.

Daja ka folure dhe për merkaton, në ditën e fundit të saj, duke konfirmuar se brenda afatit do të ketë zyrtarizim lojtaresh dhe klubi është duke punuar për këtë fakt. Ne kemi qenë aktivë gjatë gjithë merkatos dhe kështu do të jetë edhe në këtë ditë të fundit. Besoj se shpejt do të kemi zyrtare afrimet e lojtarëve që na duhen.

“Në të gjitha ditët dhe jo vetëm sot që është dita e fundit kemi qenë aktivë për të plotësuar ato vende që kemi pasur nevojë. Ditët e sotme mund të kemi ndonjë finalizim, pasi na duhet ta plotësojmë grupin. Kampionati është i gjatë dhe do na duhen dhe dy-tre lojtarë që të kompletohemi. Nëse marrim ato lojtarë që kemi tratativa do jemi më mirë dhe rivaliteti do të rritet. Do kemi zyrtarizime patjetër. Do të kemi zyrtarizime ditën e sotme”.

Nuk është prekur çështja Kale që mbetet për t’u zgjidhur në FIFA, ndërsa tani mendohet takimi në Gjirokastër, në një ndeshje ku kërkohet fitorja.

Elton Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *