Ilir Daja për momentin eviton polemikat, sepse videot do t’i shoë me qetësi më vonë, para se të flasë për gjykimin.
Trajneri i Skënderbeut nuk e fsheh kënaqësinë për rezultatin e marrë, edhe pse u pësua gol në fushë.
“Morëm çfarë deshëm, ky është një rezultat shumë i mirë për ne. Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, nuk i kam parë ende pamjet filmike, por kam marrë shumë mesazhe që na është anuluar me të padrejtë një nga golat në ndeshje. Gjatë ndeshjes nuk i dhamë shumë kohë dhe hapësirë Dinamos dhe luajtëm mirë në kundërsulm. Ky është një rezultat i madh për ne, do të shihni një Skënderbe tjetër në ndeshjen e kthimit, në Elbasan presim mbështetje të madhe nga tifozeria jonë”.
“Tërheqja në fund? Nuk mendoj se ishim të lodhur, edhe pse nuk ishim ashtu siç duhej”.
“Dinamo është skuadër e madhe, ne mund ta fitonim, por edhe ky 1-1 është një rezultat i mirë për ne. Kush është i favorizuar? Është ende e hapur, do të jetë një ndeshje interesante dhe nëse kthehemi pas te ajo që bëmë sot, është një hap i madh për ne në Ligën e Europës”.