Flamurtari ka probleme para ndeshjes me Kastriotin. Janë disa mungesat e sigurta në kampin vlonjat. Mbrojtësi Blerim Kotobelli ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen me Partizanin, ndërkohë që ka edhe lojtarë të dëmtuar.
Xhevahir Sukaj me gjasa e ka mbyllur sezonin dhe ndaj krutanëve me siguri nuk do të jetë në fushë. Gjithashtu edhe portieri Enea Koliçi është me probleme. Trajneri Daja duhet të gjejë një zgjidhje me gjithë këto mungesa, që shpresohet shumë të mos jenë më të shumta.
Kjo pasi lojtarë si Elton Kale e Idriz Batha kanë shfaqur probleme, por shpresohet që deri të dielën të jenë të gatshëm për lojë. Sikurse kuptohet, Flamurtari në ndeshjen me Kastriotin do ta ketë goxha të vështirë, kjo pasi edhe alternativat për stafin teknik janë të pakta.