Daja: Ky është mentaliteti fitues. Souenë e pyeta a bie borë në Gambia

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ishte mjaft i kënaqur nga barazimi në Kukës, ku duke parë si shkuan punët dhe mungesat e korçarëve, ishte si një fitore.

“Jam i kënaqur për mentalitetin fitues që tregoi ekipi. Edhe pse pësuam dy gola, skuadra tregoi që di ta marrë situatën nën kontroll, përtej motit të keq dhe terrenit të vështirë. Ditëm të ekuilibronim gjithçka, edhe pse kishim shumë mungesa dhe bëmë shumë lëvizje në formacion e në vendosje.

“Soue? E pyeta a bie borë në Gambia, sepse luajti një ndër ndeshjet e tij më të mira, sepse ishte një pikë referimi në pjesën e parë dhe i kërkova skuadrës ta mbështeste më shumë, sepse shpesh e lëmë vetëm përballë 3-4 mbrojtësve kundërshtarë. Gjithsesi, sot nuk jam i kënaqur vetëm nga Soue, por nga gjithë ekipi, që tregoi një forcë të jashtëzakonshme karakteri. Natyrisht, edhe Soue duhet të mbështetë skuadrën, nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm, por sot bëri diferencën. Edhe pse nuk shënon shpesh, ai i shërben në mënyrë të shkëlqyer ekipin, duke dhënë asiste që për mua vlejnë si gola, duke bërë repart në pritje që të afrohen shokët.

“E kishim studiuar lojën e Kukësit, e dinim që kanë tendencën të hapen nga qendra drejt krahëve. Dita nuk luajti në pozicionin e vet natyral, ndaj vuajti disi, sepse me një lojtar roli do kishim evituar që lojtarët e Kukësit të shkonin aq lehtë te goditja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online