Mezani: Vuajtëm, por goli që shënuam ishte i rregullt

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, është treguar i sinqertë pas fitores ndaj Vllaznisë, duke e pranuar se edhe fati ishte me Laçin, duke parë sa shumë raste shpërdoroi Vllaznia. Gjithsesi, trajneri vlonjat mendon se pikët ishin prioritet dhe goli i shënuar ishte pa faull.

“Kishim nevojë për fitore dhe ia dolëm mbanë. U munduam ta administrojmë lojën, por i lëshuam terren Vllaznisë dhe u munduam të shfrytëzonim hapësirat. Ja dolëm dhe jam i kënaqur. Më shqetëson kalendari i ngjeshur, natyrisht, sepse skuadra është e re në moshë dhe nuk kemi shumë alternativa.

“Vllaznia na ka vënë në vështirësi në pjesën e dytë, por pati edhe një vendosje të gabuar të Shtubinës në disa momente, nuk e kishte kuptuar pozicionin që duhej të luante në fushë dhe luanim shumë të tërhequr. Patëm shansin të shënonim edhe një gol tjetër, Vllaznia pati më shumë raste dhe e qarkulloi më shumë topin në pjesën e dytë, por në këtë ndeshje rëndësi kishin tre pikët dhe i morëm.

“Rasti i golit? Pashë vetëm lojtarin tonë që u përplas me lojtarin e Vllaznisë dhe erdhi goli. “Sinqerisht nuk di ç’të them, mua nuk më duket faull, duke riparë pamjet filmike.

Arbitrat shpesh e kanë pasur dorën të rëndë ndaj nesh, japin shpesh kartonë me lehtësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online