Daja: Kartoni i Ribajt pika e kthesës, kam një kërkesë për arbitrat

Flamurtari zhvilloi një ndeshje pozitive kundër Partizanit, por doli pa pikë nga fusha e blertë. Ilir Daja ka analizuar përballjen e sotme në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, trajneri u ndal dhe te ndëshkimi me karton të kuq i sulmuesit Ribaj.

Daja e quan si pikë kthese mbetjen e ekipit të tij me një lojtar më pak dhe tregon shkakun se ku e gjet forcën për të vazhduar punën e tij, pavarësisht vështirësive të shumta që po kalon Flamurtari i tij.

NDESHJA – “Atëherë, sigurisht që me lojtarët që kishim në dispozicion, menduam të formatojmë një 11-ësh që t’i bëjmë ballë Partizanit, që me meritë kryeson kampionatin. Një gjë që nuk kthehet mbrapsht ,është që kartonin e ka dhënë arbitri anësor, që ishte pranë pankinës sime. Nuk e di si e sheh ai aq larg, pasi situata ishte minimalisht 70 metra larg. U ndëshkuam në momentin më të mirë tonin, por u munduam ta përballonim dhe 10 lojtarë. Morëm një gol të evitueshëm, gjë që ndikoi negativisht te morali i ekipit. Luajtëm përballë një ekipi që luftoi fort, bashkë me një anësor 70 metra larg.”

SITUATA – “Lojtarët e rinj kanë një suport, por dhe ata me eksperiencë janë shumë të rëndësishëm për ne, pasi shpeshherë bëhen krah. Me këto lojtarë që kemi, dalim në fushë dhe bëjmë një lojë të hapur kundër të gjithave skuadrave. Kundër Partizanit me 10 lojtarë, është shumë e vështirë. Megjithatë, them që Flamurtari në këto momente, ashtu siç ka ardhur situata, mund të hedhë në fushë dhe lojtarë të akademisë. Do të veçoja Rrapajn, që është vetëm 17-vjeç dhe vazhdojmë që brenda lojës të shfaqim sa më pak gabime, duke llogaritur që ky është kontingjenti.”

AKUZAT – “Jam akuzuar nga largimi nga Korça. Të them të drejtën kam mbaruar kontratën me Skënderbeun dhe jam i nderuar që kam drejtuar ekipin dhe kemi fituar shumë trofe. Kur u largova, u quajta “tradhtar”. Të gjithë së bashku po tregojmë që në fushë të paktën prodhojmë maksimumin, jemi të motivuar dhe kemi një grup që tregon se jemi aty ku duhet, duke marrë në konsideratë situatën që po kalojmë.”

VAZHDIMËSIA – “Motivi që më mban akoma është se brenda qytetit të Vlorës, ndihem i respektuar. Kjo është diçka që një trajner e do, pavarësisht problemeve të profesionit. Të gjithë së bashku po vazhdojmë me idenë se duhet investuar te talentet, jo për këtë sezon, por për atë pasardhësin.”

GOLAT E PËSUAR – “Nuk dua të kryqëzoj Koliçin, pasi aksioni fillon shumë kohë më përpara. Me eksperiencën që ka, mund të na ndihmonte për të mos e pësuar atë gol, por të gjithë gabojmë. Nuk ishte ajo pika e kthesës, por dalja me të kuq e Ribajt. Dihet se është një lojtar që nuk ka probleme dhe është “FairPlay”. Aty ishte pika e kthesës. Mënyra e festimit? Janë brenda kuadratit të fushës dhe festuan aty ku nuk kishte fare tifozë. Besoj se kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk e di çfarë faji ka ekipi kur feston brenda kuadratit të fushës. Do të vazhdojmë të festojmë kështu, pasi nuk po provokojmë asnjë!”

TAKTIKA – “Duke qenë se kemi mungesa dhe lojtarë që nuk janë ambientuar ende, kemi kërkuar që të ndryshojmë manovër dhe të mos qarkullojmë shumë topin, pasi duhet kohë dhe cilësi e duhur. Kështu që ka qenë e punuar skema e golit dhe përderisa u realizua, mund të them se kemi qenë të suksesshëm.”

KËRKESA – “Kam një kërkesë për FSHF-në, pasi anësori është bërë shumë kompetent. I kanë dhënë shumë liri anësorëve për të bërë gabime që kryesori nuk i bën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online