Daja: Kamza ekip serioz, por nuk luajmë kurrë për barazim

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është i vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes në Kamzë, pasi e di mirë se kundërshtari ka lojtarë me eksperiencë

Leonard Trebicka

“Jam në parim me faktin që një fitore dhe një humbje janë më mirë se tre barazime, për shkak të mundësisë për rikuperim. Nga ana tjetër, mund të them se do të shkojmë vetëm për fitore në Kamzë dhe do të mundohemi të kthehemi me 3 pikë në Korçë. Ky objektiv është i arritshëm në këtë 90-minutësh”, – ka deklaruar dje nga Durrësi trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas seancës së fundit stërvitore në qytetin bregdetar. Ai ka folur edhe për kundërshtarin, rikuperimin e të tijve pas dy ditësh stërvitje dhe gjithçka tjetër. Ja intervista për “Sport Ekspres” e trajnerit Ilir Daja:

– Daja, shumë pak kohë kishit për të përgatitur transfertën e Kamzës. A është gati ekipi?

– Asnjë takim në kampionat nuk është i lehtë, aq më tepër kur ke pak kohë. Kampionati këtë vit duket i fortë dhe nuk do të ketë ndeshje të lehta. Kamza është ekip i mirë, e tregoi që në fillim se di të përballet seriozisht me çdo kundërshtar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, të studiojmë lëvizjet e kundërshtarin dhe të reagojmë me maturi. Këtë u kam thënë edhe lojtarëve.

– Kamza luan ndeshjen e parë para tifozëve të saj. Sa të vështirë e bën ky fakt lojën tuaj?

– E thashë dhe më sipër, Kamza është ekip i fortë. Pavarësisht se ka hyrë tani në Superligë, ka lojtarë me eksperiencë të madhe në këtë kategori. Sigurisht, luan ndeshjen e parë në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e publikut. Besoj se kjo është diçka e rëndësishme për ta, ndërsa ne kemi objektivin tonë.

– Si vjen Skënderbeu në këtë javë të dytë?

– Jemi të përqendruar për fitore, sepse titulli kampion është objektivi ynë. Duam të bëjmë mirë në çdo takim. Nga ana fizike them se jemi mirë, pavarësisht ngarkesës. Do të kemi dy mungesa  të rëndësishme si Jashanica dhe Osmani, por kemi edhe një problem tjetër me Nespor, i cili po kalon një virozë dhe do të shohim, nëse do të jetë gati apo jo.

– Keni luajtur të enjten në Europë dhe ktheheni shpejt në kampionat…

– Të luash kaq dendur, është e vështirë. Kundërshtarët e tjerë në Europë kanë mënyra më të sofistikuara për rikuperimin e lojtarëve. Por edhe ne kemi një grup të kompletuar dhe të dubluar lojtarësh. Besoj se rotacioni do të jetë zgjidhja më e mirë e momentit, do të hedhim në fushë lojtarët më të freskët.

– Kur kalon nga Europa League në kampionat sa e vështirë është përshtatja?

– Nuk mendoj se është problem, pasi ekipi ka eksperiencën e duhur për t’u përshtatur me Europën dhe kampionatin, apo dhe kupën. Kampionati për ne është parësor.

– A do ta pranonit barazimin në këtë ndeshje?

– Jam në parim me faktin se një fitore dhe një humbje janë më mirë se 3 barazime, për shkak të mundësisë për rikuperim. Mund të them se shkojmë vetëm për fitore në këtë takim. Këtë objektiv kemi për këtë 90-minutësh dhe them se është i arritshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online