“Daja ka bërë vendimin e duhur që ka paraqitur dorëheqjen“, Duro: Unë isha afër largimit pas 2 ndeshjes, e jo më pas 7 javësh

Shpëtim Duro ka komentuar në emisionin e moderuar nga Enxhi Biba, “Sport News“ në “News 24“, ecurinë e Partizanit për këtë sezon. Ish-trajneri i Laçit shprehet se situata është tejet e vështirë për një ekip që është ndërtuar për fitimin e titullit kampion. Duro tregon se është vënë në dijeni se Daja ka paraqitur dorëheqjen e tij në tryezën e drejtuesve të Partizanit, çka për të është një vendim i duhur që duhet marrë pas rezultateve të tilla.

“Është situatë jo e mirë, duke pasur parasysh që janë ndërtuar për titull kampion. Sipas statistikave në fillim të kampionatit është skuadra më e shtrenjtë e Superiores. Këtu përfundon dhe debati për investimin. Unë kam lexuar që pas Tiranës, trajneri ka paraqitur dorëheqjen, trajneri ka bërë një akt normal që duhet ta bëjë kur situata nuk është e mirë, por ka besimin e drejtuesve dhe tani pesha u bie atyre.

Nuk është problemi vetëm te rezultatet, pasi mungesa e tyre krijon probleme komplekse. Drejtuesit e dinë më mirë situatën e brendshme, kanë besimin që do të ndryshojnë, por trajneri ka bërë mirë që ka dhënë dorëheqjen.

Kam qenë para 5 vitesh te Partizanin, kam bërë një humbje në javën e dytë në Fier dhe kam qenë afër largimit pas dy ndeshjesh, jo më 7 ndeshje dhe Partizani është ndërtuar për titull kampion. Tani vetëm me një mrekulli mund të luftojë Partizani për titullin kampion.

Situata nuk është pozitive, janë treguesit teknik që e tregojnë, pikët, golat e pësuar. Dëgjoj që thonë ‘’Partizani dominon’’, patjetër që do të dominojë, pasi ka kosto financiare dhe organikë, por rëndësi ka rezultati. Duhet krijuar qetësia. Këtë situatë kaloi Tirana para 4-5 javësh, por me qetësi me trajnerin dhe presidentin e kaluan“, është shprehur Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online