Në Vlorë ndodh gjithçka, por fitues nuk ka

Barazim 1-1 në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kamzës. Vendasit rikthehen te pikët pas tre humbjesh radhazi, ndërsa në krahun tjetër Kamza shënon barazimin e dytë radhazi. Penallti, kontestime dhe kartonë të kuq, tension dhe vetëm nga 1 pikë për secilën skuadër. Kamza kaloi e para në avantazh me anë të Raçiçit, i cili shndërroi në gol një penallti pa u mbushur gjysmë ore lojë. Në fraksionin e dytë mendoi Sidibe që të vendoste ekuilibrin, por vetëm pak sekonda më vonë do i ndërlikonte llogaritë e Shpëtim Duros dalja me të kuqe e Ditmar Bicajt. Sebino Plaku kalon sërish në avantazh miqtë pas një goditje të bukur nga distanca vetëm 2 minuta pas daljes me të kuqe të Bicajt. Vetëm 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, si rrallë herë këtë sezon Flamurtari fitoi të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi, që u shndërrua në gol nga Zhufo. Barazim që nuk është se ndihmon shumë asnjërën nga skuadrat. Flamurtari “rrëshqet” në vendin e 5-të me 36 pikë, ndërsa Kamza me 3 pikë më pak mban vendin e 7-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online