Juventusi ka arritur marrëveshjen ekonomike me yllin brazilian të Bajernit të Mynihut, Dagllas Kosta, për një shifër të afërt me 6 mln euro në sezon, edhe pse mund të përfshihen bonuse. E gjitha u krye dje në mbrëmje në Torino, me ndërmjetësin, teksa Bajerni dhe Ançeloti janë lajmëruar, edhe pse ata kanë dhënë “dritën jeshile”, por duhen 50 mln euro, edhe pse “Zonja” është gati të shkojë 40 mln dhe të presë një skonto, për shkak të raporteve të mira me drejtuesit e Bajernit.