Da Silva, njeriu që “hodhi në e.rë” Tiranën në Champions League! Heqja e tij është shqetësimi më i vogël, kur shqiptarizohen edhe të huajt

Da Silva! Nëse Tirana mund të gjejë një fajtor për eliminimin nga Champions League duke numëruar të dy ndeshjet, vetëm sulmuesi i përgjigjet të gjitha parametrave dhe është lojtari i vetëm në listë që kryeson me paraqitje skandaloze radhazi. Dy përballje, njëra më keq se tjetra.

Si mund të jetë të nisësh një përballje me 10 lojtarë? Pyesni Orges Shehin! Një “fantazëm” që me hijen e tij trembte vetëm veten, askënd tjetër. Kështu do të shkonte historia e ndeshjes së parë ku Da Silva nuk u vendos asnjëherë në kontakt me topin, si të mos ishte futur fare në fushën e blertë.

Për të vazhduar me ndeshjen e djeshme ku fillimisht humbet mundësinë e artë pas pasimit të Seferit. E sikur të mos mjaftonte kjo, Da Silva kishte golin e Tiranës në dorë teksa pas depërtimit në zonë nuk zgjodhi që të pasonte te Xhixha për të siguruar sferën në rrjetë, por dëshironte që të realizonte vetë.

Ishte pikërisht ky momenti kur ndeshja e bardhebluve “u hodh në e.rë”. Nëse marrim të huajt dhe i sjellim në Shqipëri, padyshim që ajo që kërkojmë është të na japin më tepër kualitet se lojtarët që kemi në vendin tonë. Por rasti i Da Silvës në mbrëmjen e djeshme, është shembulli ideal i asaj që ndodh në Shqipëri, ku të huajt jo vetëm që nuk na japin më tepër eksperiencë, por shqiptarizohen më shumë dhe tregojnë anë më negative se të tonat.

Një egoizëm i tillë si ai i Da Silvës që kërkoi të shënonte për të rritur moralin e tij në një pozicion që për të është i pamundur dhe nga ana tjetër refuzoi që të siguronte golin me asist, është thjeshtë e pafalshme. Tirana e ka të qartë se me këtë lojtar nuk ka garanci për sezonin e ardhshëm.

Sigurisht që largimi i tij është shqetësimi më i vogël në këtë moment, teksa eliminime të tilla kushtojnë para që do të ishin fituar në rast të kundërt. Në fund me siguri mund të thuhet se çdo sulmues i akademisë së Tiranës, nga të gjitha grupmoshat e mundshme, do të bënte më mirë sesa Da Silva kundër Dudelanges në dy takime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online