VIDEO/ Shihni të gjithë performancën e Kristjan Asllanit kundër Luganos, ishte një lëvizje para

Eksperienca e re te Interi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për Kristjan Asllanin. Fakti që u transferua në një klub me peshë të rëndë në futbollin italian pas vetëm një sezoni në Serinë A nuk e pengon aspak 20-vjeçarin të shpalosë aftësitë e tij. Pas golit kundër Milaneses, dje mesfushori shqiptar përjetoi edhe asistin e tij të parë me fanellën zikaltër.

Asllani u zgjodh titullar nga Simone Inzagi për miqësoren kundër Luganos dhe talenti i Kombëtares kuqezi e justifikoi më së miri besimin e trajnerit. Vetëm tre minuta lojë dhe harkimi i 20-vjeçarit nga goditja e këndit përkthehet në gol. Mesfushori ishte pjesë e lojës për 88 minuta ndaj zviceranëve, ku tregoi saktësi të madhe me pasimet e tij. I gjendur shpesh pranë mbrojtjes, aksionet e Interit nisnin nga këmbët e Asllanit. Nga pasimet e thjeshta e deri te hapja e lojës në krahë me topat e gjatë të pagabueshëm, Kristjani ka bindur Inzagin dhe stafin teknik se ishte zgjedhja e duhur në merkato./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online