Armando Cungu, trajneri I Kukësit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur para ndeshjes me Torpedo. Verilindorët kanë hasur në problem të shumta gjatë udhëtimit, ndërkohë që Edis Maliki dhe Valon Ethemi nuk janë pajisur me vizë. Probleme ka pasur edhe me Malokun, që fatmirësisht është pajizur me vizë dhe i është bashkuar skuadrës.
“nuk vijmë këtu si politikanë, nuk na intereson dhe nuk e dimë çfarë i përket situatës politike. Unë nuk e di ku qëndron problemi me qeverinë tuaj, por ne jemi një skuadër futbolli, vijmë për të luajtur dhe për të shtrënguar duart në fund. Njerëzit nga Maqedonia janë njerëz të botës së lirë, ne mundemi që të marrim lojtarët nga ku të duam. Nëse qeveria juaj nuk e njeh Kosovën mund të lëshojnë vizë për 2 ditë dhe më pas të kthehen”.
“Thatë që Torpedo e ka organizuar ndeshjen mirë, por policia nuk lejoi autobusin të parkohej në aeroport, nuk na kanë lejuar as të afrohemi me autobusin. Nuk dua të flas më për këtë, edhe udhëtimi për në hotel duhej që të shoqërohej me polici. Gjithsesi, nëse flasim për vendin tuaj, mund të rrimë deri nesër, por unë kam një punë për të bërë”, ka deklaruar shkodrani.