Cungu buzëqesh përgjysmë: Pjesa e dytë, zhgënjyese

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka mbetur i kënaqur nga fitorja jo fort e vështirë ndaj Luftëtarit, por gjithsesi ka ankesa për sjelljen e skuadrës për pjesën e dytë, e luajtur keq. Në “Gol pas goli” në Supersport, Cungu ka qortuar lojtarët e tij, duke kërkuar mendësi tjetër, ndërsa sheh nga ndeshjet e ardhshme, që i quan “flakë”.

FITORJA DHE RITMI I ULËT NË PJESËN E DYTË – “Pjesa e parë më kënaqi, luajtëm futboll dhe shënuam. Në pushimin e ndeshjes kërkova seriozitet maksimal, sepse rezultati 2-0 nuk është aq i thjeshtë sa mendohet. Eksperienca tregon se ka pasur përmbysje edhe më të mëdha, ndaj duhej kujdes. Duhej qarkullim topi dhe në momente të caktuara duhej goditur kundërshtari, por nuk e bëmë këtë gjë dhe vuajtëm. E kuptoj që kemi djem të rinj në ekip, por nuk ishte vetëm problemi i të rinjve, sepse gabuan të gjithë dhe lëshuan terren së tepërmi, duke humbur sigurinë”.

PARAQITJA E MIRË E DISA LOJTARËVE – “Jam shumë i kënaqur nga Limaj, Ethemi dhe të tjerë, luajtëm shumë mirë, por duhet të dinë të ruajnë të njëjtin ritëm deri në fund. Edhe Valdet Rama ishte shumë mirë, duket qartë që ka eksperiencë dhe shumë cilësi, por i duhet të rritet fizikisht. Nëse do ishte në gjendje të plotë, do luante nga minuta e parë”.

SKEMA ME DY SULMUES – “Duhet kohë, nuk është e lehtë të bësh ndryshime dhe skuadra ka pasur vështirësi në këtë drejtim. Po tentojmë të bëjmë diçka, po përmirësohemi, por nuk pretendoj se ky është maksimumi ynë. Tentova të mbaj sa më të freskët Shkurtajn, sepse na presin ndeshje ‘flakë’ në pak ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online