Çuditë nuk kanë fund për Prishtinën! Luan ndeshjen për Europën, por… jo me lojtarët e saj

Prishtina ka rënë pre e një ngjarje të pakëndshme në kualifikueset e Europa League. Pasi rezultuan të gjithë negativ në testin për Covid-19 përpara nisjes nga Kosova, klubi bardheklatër është çuditur pas mbërritjes në Gjibraltar, teksa 8 lojtërë dolën papritur pozitivë. Kjo solli edhe anulimin e ndeshjes, duke bërë që të lindte ankthi i përsëritjes së rastit të Dritës. UEFA ka vendosur ndryshe këtë herë dhe këtë e konfirmon vetë klubi i Prishtinës me anë të një njoftimi zyrtar.

Por çuditë nuk kanë fund në këtë sezon të pazakontë. Qeveria europiane e futbollit jep dritën jeshile për t’u zhvilluar ndeshja, por kryeqytetasit duhet të luajnë pa lojtarët e tyre. Grupi që ishte i pranishëm në Gjibraltar nuk lejohet të jetë pjesë e ndeshjes, prandaj shumë skuadra të elitës së Kosovës kanë vënë në dispozicion lojtarët e tyre për të qenë në fushë kundër Lincolnit. Ndërkohë klubi i Prishtinës ka njoftuar më pas se në stolin e trajnerit për të zëvendësuar Dallkun do të jetë Ramiz Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online