Zyrtare/ Shpërbëhet sulmi i Skënderbeut, Nazmi Gripshi prezantohet te ekipi i ri

Përgjigja negative e ardhur nga Gjykata Federale e Zvicrës po vazhdon të japi ndikimin e vetë te Skënderbeu. Largimin e trajnerit Ilir Daja e kanë pasuar një sërë lojtarësh të tjerë. Bardhekuqtë e shohin veten papritur me sulmin e shpërbërë. Krasniqi u zyrtarizua te Teuta, Bregu është afër kalimit në Poloni, ndërsa talenti Nazmi Gripshi është zyrtarizuar sot në ekipin e ri.

Ballkani është e ardhmja e 23-vjeçarit. Gripshi ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me skuadrën nga Suhareka për 2 vitet e ardhshme, me mundësinë e rinovimit në përfundim të saj. Kujtojmë se Ballkani ishte një nga pretendentet kryesore për titull kampion sezonin që lamë pas dhe objektivi do të jetë po ai edhe në edicionin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online