VIDEO/ Uzuni e kalon me sukses hapin e parë në Champions League, përpara e pret Celtic

Uzuni e ka nisur titullar ndeshjen e parë kualifikuese për Champions League, të cilën ekipi i tij e ka kaluar me sukses. Sulmuesi shqiptar ka qenë nga minuta e parë në fushë në fitoren që Ferencvaroshi mori në shifrat 2-0 kundër Djurgarden. Suedezët nuk ia kanë dalë të jenë një problem mbrëmjen e sotme, duke i hapur kështu rrugën kualifikimit të kampionit të Hungarisë.

Nguen ishte autori i të dy golave të realizuar, teksa shënoi nga një herë në secilën pjesë. Megjithëse talenti i Kombëtares shqiptare nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës, Champions-i për të nuk përfundon këtu. Myrto Uzuni do të ketë mundësinë të vazhdojë rrugëtimin e tij në këtë kompeticion, ku përballë e pret këtë herë një klub me emër si Celtic./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GiorgiJavoiani/status/1296151024944787458

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online