Çudirat që kërkonte Koreja e Veriut, trajneri suedez zbulon ngjarjen interesante: Më kërkuan short të lehtë në Botëror

Sven Goran Erikson ka zbuluar një ngjarje interesante për “BBC Radio 5“. Trajneri suedez ka kryer një vizitë drejt Piongiang ku përfaqësues së Koresë së Veriut i kanë kërkuar të ndërhyjë në shortin që FIFA do të mbante për grupet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohej në Afrikën e Jugut. Megjithatë Erikson ia bëri të qartë se diçka e tillë nuk mund të ndodhte, ndërsa Kombëtarja aziatike më pas përfundoi në një grup “ferri“ së bashku me Brazilin, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë.

“Ata (përfaqësuesit e Koresë së Veriut) e dinin që unë isha anëtar i Komitetit të Futbollit të FIFA-s. Ata thanë: ‘A mund të na ndihmoni ju lutem?’. ‘Sigurisht që mund t’ju ndihmoj, nëse mundem’, u thashë. Mendova se donin topa apo këpucë apo diçka të tillë.

Ata thanë: ‘Ne duam të kemi një short të lehtë’. Donin të kishin ndihmë me shortin. Sigurisht që i thashë: ‘A e thoni vërtet atë që unë [mendoj]? Unë nuk mund ta bëj këtë. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Kjo është absolutisht e pamundur dhe është kri.minale, qoftë edhe të provosh’.

Por ata nuk më besuan kurrë. Gjëja e mahnitshme është se dukej sikur ata nuk besojnë se unë nuk mund ta bëja. Besuan se unë thjesht nuk doja ta bëja. Shumë e çuditshme“, ka zbuluar Sven Goran Erikson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online