Çudirat shqiptare vijojnë në ligat më të ulëta të futbollit, ku këtë herë do të kthejmë pak vëmendjen në Ligën e Tretë të Futbollit në Kosovë. Atje ku sporti e ka humbur kuptimin e tij dhe shpeshherë dalin çështje që mund të justifikoheshin nëse bëhej fjalë vitet e largëta. Së fundmi është ekipi Rinia që akuzon direkt Federatën e Kosovës dhe arbitrat, madje duke cilësuar se blihen vetëm për 5 qofte.
Por çfarë ka ndodhur? Ndeshja Elita-Rinia ndodhej në shifrat 0-2 deri në minutën e 80. Kryesori i takimit ka nxjerrë me karton të kuq njërin prej futbollistëve vendas dhe ka dhënë 10 minuta shtesë, derisa rezultati të barazohej në 2-2. Nuk mbyllet me kaq pasi në Kosovë ka edhe të tjera polemika po në të njëjtën ligë.
Në ndeshjen Mat-Elita, tifozët vendas u futën për të ndërprerë ndeshjen duke goditur pjesëtarët e klubit të Elitës. Pasi takimi nuk ka qenë i mundur për të vazhduar, në Kosovë kanë menduar që t’i japin 3-0 fitoren në tavolinë Matit, që nuk e mbylli vetëm me grushtat ndaj kundërshtarëve, por merr edhe trepikëshin në tavolinë. Gjithsesi entuziazmi nuk mund t’i përshkruaj shumë pasi Mati ka humbur së fundmi nga Podujeva në shifrat anormale 12-3. /Sport Ekspres/