Adama Traore ka gjetur një mënyrë të re për të ndaluar mbrojtësit që ta kapin prej krahu, duke aplikuar vaj për fëmijë në krahë. Sulmuesi i Wolves është mjaft i fuqishëm dhe i ashpër në fushën e lojës, sa që e vetmja mënyrë për mbrojtësin e skuadrës kundërshtare për ta ndalur, është përdorimi i forcës.
Megjithatë përveçse talentit në fushën e lojës, lojtari është edhe mjaft i zgjuar, pasi me këtë metodë është praktikisht e pamundur për ta ndalur atë. Ky nuk është rasti i parë i çuditshëm në Premier Ligë. Vite më parë, ish lojtari i Bournemouth, Jermain Defoe, vishte tuta sportive shumë të shkurtra, në mënyrë që kundërshtarët ta kishin të pamundur që ta pengonin të shënonte gol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/