Wolsfburg mposhti me rezultatin 3-1, skuadrën e kategorive inferiore, Preußen Münster, por mund ta shohë veten jashtë Kupës së Gjermanisë. Trajneri Van Bommel bëri 6 zëvendësime, kur maksimumi është 5 brenda një ndeshjeje, duke thyer totalisht rregullat. Drejtuesit e Wolsfburg kanë kërkuar falje për këtë veprim dhe kanë kërkuar amnisti, pavarësisht thyerjes totale të rregullores gjermane me çudinë e bërë nga trajneri i tyre.
“Është vërtet shqetësuese, por nuk mund të bëjmë asgjë”- tha drejtuesi i Wolsfburg, Jörg Schmadtke. Ndërkohë që Preußen Münster ka kërkuar nga federata gjermane për respektimin e rregullores dhe përjashtimin e Ëolsfburg nga Kupa e Gjermanisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/